Eklent Kaçi po shkruan me germa të arta historinë e sportit shqiptar të Bilardos. I riu kurbinas mori pjesë në Botërorin e Bilardos në Disiplinën 9-Ball dhe paraqitja e tij ka qenë mbresëlënëse. Kaçi sot ka tifozë në mbarë Botën dhe shumë janë “ngulitur” duke ndjekur paraqitjet e tij dhe kanë festuar jo pak fitore, plot gjatë, deri kur bilardisti shqiptar u ndal në gjysmëfinale. Ishte vetëm një ndeshje larg për të luftuar për titullin Botëror, por është shumë i ri, në janar bën 19 vjeç. Kaçi kaloi pa probleme deri në gjysmëfinale, madje mposhti spanjollin David Alcaide 11-4 (deri para një muaji ishte numri një në renditjen e përgjithshme të Eurotureve). Sot Kaçi tentoi finalen, por filipinasi Roland Garcia zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe në fund triumfoi 11-6. Vendi i tretë në botë për bilardistin shqiptar, një rekord për bilardon shqiptare dhe padyshim një arritje e rëndësishme për Kaçin, që synim ka të bëhet numri një në botë. Deri më tani është në rrugë të mbarë.
World 9-Ball Championship (Doha Qatar)
Mohammed Hassan – Eklent Kaçi 2-9
Chu Bingjie – Eklent Kaçi 6-9
Eklent Kaçi – Roman Hybler 11-6
David Alcaide – Eklent Kaçi 4-11
John Morra – Eklent Kaçi 7-11
Eklent Kaçi – Maung Maung 11-7
Roland Garcia – Eklent Kaçi 11-6