Ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, do t’i ngrihet një bust në Prishtinë, si falënderim për kontributin e saj në çlirimin e Kosovës nga Serbia. Albright pritet të vijë në Kosovë më 12 qershor, për të marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të largimit të forcave serbe nga vendi ynë.
Busti do të vendoset në sheshin që mban emrin e saj, pranë monumentit “New Born”. Aty tashmë është vendosur bazamenti i bustit. Presidenca e Kosovës ka nënshkruar kontratë prej 19 mijë e 788 eurosh me kompaninë “Artiko” për realizimin e këtij busti.
Derisa e vlerësojnë si të çmuar kontributin e amerikanes, qytetarët mirëpresin vendosjen e bustit të saj. Albright ishte gruaja e parë në postin e sekretares së Shtetit të SHBA-së. Në këtë detyrë, ajo ka shërbyer nga viti 1997 deri më 2010.