Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, është i gatshëm t’i jep mundësi mesfushorit të Leicester Cityt, James Maddison, për të debutuar në përfaqësuese.
22-vjeçari vazhdon me formën e shkëlqyer te Leicester City, por ende nuk ka luajtur për Përfaqësuesen e Anglisë.
Anglia do të luajë kundër Malit të Zi, ndërsa me 17 nëntor do të përballet me Kosovën, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pritet që futbollisti anglez të luajë në formacionin e parë në njërën ndër këto ndeshje, transmeton kp.
Për momentin “Tre Luanët” janë lider në grupin A me 15 pikë, tri më shumë se Republika Çeke në vendin e dytë, ndërsa “Dardanët”, renditen në vendin e tretë me 11 pikë.