Republika Madagaskarit e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka kumtuar Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, transmeton Koha.net.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë ka marrë notën e Ministrisë së Punëve të jashtme të Madagaskarit me të cilën e ka tërhequr njohjen e pavarësisë Kosovës, Nota është dërguar më 5 dhjetor2018, përcjell kumtesën FoNet.
MPJ e Serbisë ka thënë se Madagaskari është vendi i 12 –të që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.