Udhëheqësit ndërkombëtarë që u mblodhën në samitin e G7-s thuhet se janë afër një marrëveshjeje për ta ndihmuar luftimin e zjarreve në Amazon.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të dielën se një marrëveshje për të siguruar “ndihmë teknike dhe financiare” është afër, transmeton Koha.net.
Drejtuesit nga SHBA, Japonia, Gjermania, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanada do ta vazhdojnë takimin e tyre të hënën në qytetin bregdetar të Biarritz.
Kjo vjen mes tensionit ndërkombëtar për zjarret rekorde në Brazil.
Kritikët kanë akuzuar presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro, për mungesën e veprimeve për shkeljet e shpyllëzimit, transmeton BBC.
Ashpërsia e zjarreve dhe reagimi i qeverisë së tij, ka shkaktuar protesta globale.
Presidenti Macron javën e kaluar i përshkroi zjarret si një “krizë ndërkombëtare” dhe nxiti, që ato të trajtohen me përparësi në samitin e G7 këtë fundjavë.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se Britania do të sigurojë 10 milion £ për të mbrojtur Amazonën.