Presidenti francez Emanuel Macron në fjalimin e tij para Parlamentit Evropian në Strasburg, ku i prezantoi prioritetet e presidencës franceze me BE-në, edhe njëherë theksoi se Ballkani Perëndimor “sipas gjeografisë dhe historisë së vet, si dhe përmes premtimit për të ardhmen që e sjell, janë në zemrën e kontinentit evropian, sjell plagë të cilat na kujtojnë në pasigurinë e paqes dhe të forcës së bashkimit tonë”, njofton korrespondenti i MIA-s.
“Prandaj sot edhe ne kemi arsye të themi si t’i analizojmë marrëdhëniet tona me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe t’u japim mënyrë më të qartë dhe më të ndershme për anëtarësim”, tha Makron.
Kjo sipas presidentit franceze, nuk duhet të jetë “anëtarësim kundër, të refuzohen përpjekjet e huaja për destabilizimin e kohës së tanishme, por anëtarësimi për t’iu bashkuar projektit (BE) brenda një kohe të arsyeshme”.
Makroni në fjalim përkujtoi në procedurën e re për aderim në BE.
“Ja pse konferenca për të ardhmen e Evropës duhet të përcillet me konferencën për Ballkanin Perëndimor të organizuar menjëherë pas saj, pas të cilës do të kemi mundësi të përqendrohemi në këtë temë kyçe”, përfundoi ai.