Sondazhet tregojnë se kandidati, Emmanuel Macron do t’i fitojë zgjedhjet në Francë pas zhvillimit të raundit të dytë. Sipas një sondazhi nga Odoxa, Macron në raundin e parë do ketë 26.5% të votave, me 0.5% më shumë se Marine Le Pen. Kandidati konservator, Francois Fillon do të mbetet i treti me 19%, çka do të thotë se nuk do të mund ta sigurojë balotazhin. Në raundin final, Macron do të fitojë 64% të votave, për dallim nga Le Pen që do sigurojë vetëm 36%.