Machu Picchu hapet vetëm për 1 turist

8

Peruja ka hapur Machu Picchun vetëm një turist të vetëm japonez i cili kishte pritur për 7 muaj me radhë që të vizitonte vendin e trashëgimisë botërore. Jesse Katayama kishte planifikuar të vizitonte Machu Picchun në muajin Mars, por u mbyll për shkak të koronavirusit.

Ministri peruan i Kulturës tha se këtij turisti iu dha leje për të hyrë brenda Machu Picchu pasi kishte paraqitur një kërkesë të veçantë.

Jesse Katayama kishte planifikuar që të udhëtonte vetëm disa ditë në Peru, por mbeti i bllokuar në qytetin Aguas Calientes pranë Machu Picchu në mes të muajit Mars për shkak të ndalimit të udhëtimit si pasojë e Covid-19. Ministri i Kulturës tha për mediat vendase se turisti japonez u lejua që të hynte brenda përpara se të kthehej në vendin e tij.

Comments are closed.