Mac Pro i ri del në shitje në vjeshtë

Kompjuteri i ri nga Apple, Mac Pro, kushton plot gjashtë mijë dollarë, mirëpo në internet po bëhet shaka për dizajnin e tij që e bën të duket sikur vegla që e shndërron djathin në rende.

Mirëpo, ky produkt është prodhuar në atë mënyrë që të jetë mjaft i përshtatshëm për riparim apo për t’iu zëvendësuar ndoinjë pjesë.

Ka një procesor Intel Xeon të gjeneratës së fundit, me deri në 28 bërthama, sipas Tech Crunch.

Krahas shumë specifikave të tjera, vlen të përmendet që i ka tre ftohës të mëdhenj por jo të zhurmshëm si dhe disa “legenë” nxehtësie që gjithashtu sigurojnë një klime të mirë brenda shtëpizës.

Apple duket se ka pritshmëri të mëdha për këtë model, pas dëshpërimit që erdhi me produktin e fundit Mac Pro, atë të vitit 2013 që dukej si shportë mbeturinash.

Ka një hyrje përdëgjuese, dy porte për USB Flash si dhe dy porte për Thunderbolt 3. Mbetet të shihet nëse blerësit do të ndahen të kënaqur kur ky produkt të dalë në shitje në vjeshtë.