Berlin, 9 tetor – Me sulmet ndaj pjesës verilindore të Sirisë, Turqia “rrezikon destabilizimin e mëtejmë të rajonit” dhe ringjalljen e Shtetit Islamik, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Maas, transmetuan mediat franceze.
“Siria ka nevojë për stabilitet dhe proces politik. Megjithatë, ofensiva turke tani kanoset të rrezikojë krizë të re humanitare”, deklaroi Maas, duke shtuar se Berlini do “t’i bëjë thirrje Turqisë ta ndërpresë ofensivën e saj” dhe t’i sigurojë interesat e veta në fushën e sigurisë në mënyrë paqësore.