Berlin, 16 janar – Shefi i diplomacisë gjermane, Hajko Maas deklaroi se komandanti i Armatës nacionale libiane, Kalifa Haftar dakordohet për armëpushim në atë vend veriafrikan, transmeton gazeta KOHA.
“Premtoi se do t’i përmbahet armëpushimit, pa marrë parasysh që javën e kaluar në Moskë nuk e nënshkroi marrëveshjen për ndërprerje të zjarrit. Kjo është jashtëzakonisht me rëndësi”, tha Maas pas takimit me komandantin Haftar në Bengazi.
Haftar shprehi gatishmëri të kontribuojë për suksesin e konferencës për Libinë në Berlin dhe i gatshëm të marrë pjesë në të. (koha.mk)