M-NAV: Siguria e aviacionit është në nivelin më të lartë

Shkup, 6 korrikSiguria e aviacionit në raport me aktivitetet të cilat M-NAV i kryen, është në nivelin më të lartë. M-NAV SHA Shkup i ndjekë procedurat e caktuara lidhur me të gjitha ngjarjet dhe ato pas hulumtimit adekuat nga ana e shërbimeve të brendshme dhe komisioneve të jashtme, i implementon, ceket në kumtesën nga Këshilli mbikqëyrës dhe drejtues i M-NAV SHA Shkup lidhur me shkrimet e fundit dhe audio xhirimet e publikuara në mediumet publike.

Lidhur me ngjarjen nga muaji shtator i vitit 2018, humbja e pasqyrës së radarit, nga M-NAV SHA Shkup informojnë se ka ndodhë për shkak të mosveprimit në pajtim me protokollin e caktuar për kryerje të testimit sistematik dhe procedurave për integrim sistematik nga ana e pjesëmarrësve në të.

“Dëshirojmë të përmendim se kontrolluesit e fluturimit të cilët kanë qenë në detyrë atë ditë, si dhe personeli teknik i cili është thirr të intervenojë, kanë intervenuar me konsekuencë duke i ndjekur procedurat për ngjarje të tilla, për çka edhe janë trajnuar në mënyrë adekuate, me ç’rast situata është tejkaluar me sukses prë njëmkohë relativisht të shkurtë”, ceket në kumtesë.

Nga M-NAV SHA Shkup thonë se procedura të testimit sistematik dhe integrim nga muaji shtator i vitit 2018 deri më sot kryhen rregullisht, por me respektim të procedurave për testim dhe procedurave për integrim dhe të njejtat janë kompletuar në mënyrë të sigurt.

Në kumtesë është cekur se për këtë ngjarje menjëherë është informuar Qeveria e RMV-së,. Agjencia për aviacion civil dhe Komiteti për hulumtim të fatkeqësive ajrore dhe incidenteve serioze. Raporti përfundimtar nga ngjarja tashmë është parashtruar dhe shqyrtuar në mbledhje të mbyllur të Qeverisë dhe nga të njejtët kemi konkludime, sipas të cilave veprojmë menjëherë.

Nga M-NAV SHA theksojnë se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë t’i ndjekin procedurat dhe në mënyrë adekuate t’i implementojnë të gjitha rekomandimet të cilat do të dalin nga hulumtimi i ngjarjeve të paraqitura.