Hector Herrera është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Mesfushorit i përfundon kontrata në fund të sezonit me Porton dhe skuadrat e interesuara për të janë të shumta. Meksikani ndiqet nga Interi, Milani apo Roma, ndërkohë që së fundmi janë shfaqur edhe francezët e Lyonit. Këta të fundit madje duket sikur kanë arritur një marrëveshje paraprake me futbollistin.
Diçka të tillë ka lënë të nënkuptohet vet presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas, i cili ka shkruar në Twitter se “Herrera dhe familja e tij dëshirojnë të vijnë në Lyon dhe unë kam besim te fjala e mesfushorit”. Për momentin, duket se Lyoni ka fituar garën me ekipet e tjera për të siguruar mesfushorin, megjithatë duhet të presim ende për të mësuar destinacionin e 28-vjeçarit.