Skuadra franceze Lyon ka mposhtur me rezultat 1-2 City’n në shtëpi. Për Lyon shënuan në pjesën e parë për Lyon Cornet (26) dhe Fekir (43), kurse për City’n shënoi Bernardo Silva në minutën e 66’të. Lyon ka befasuar kampionin e Anglisë, Manchester City pasi që e ka mposhtur në shtëpi me rezultat 1-2. Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për mysafirët, të cilët në minutën e 26’të arrin tek goli i parë nga Cornet. Pas një kundërsulmi, Lyon shënon edhe golin e dytë në minutën e 43, kësaj radhe me Fekir. Me rezultat 0-2 përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë City filloi që të sulmoi me të gjitha forcat dhe arriti që ta ngushtoi rezultatin në minutën e 66’të te ndeshjes me Bernardo Silva. Pas kësaj humbje, City gjendet në vendin e fundit me zero pikë ndërkaq grupit i prin Lyon më 3 pikë kurse në vendin e dytë dhe të tretë gjendet Hoffenhaim dhe Shakhtar