Jose Mourinho është lidhur me një transferim të mundshëm në Ligue 1 te Lyon-i, mirëpo presidenti i këtij klubi, Jean-Michel Aulas, e ka përjashtuar këtë mundësi.
Sipas Aulas, Lyon nuk mund ta përballojë portugezin në aspektin ekonomik, andaj një gjë e tillë është shumë e vështirë që të ndodhë.
“E kam parë në Moskë verën e kaluar, folëm pak, por jo që ai të vijë në Lyon, në transfere”, ka thënë Aulas për L’Euqipe. “I Veçanti nuk është kompatibil me realitetin tonë ekonomik”.