Terrierit i është kthyer vetëdija. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Lyon në një postim në llogarinë Zyrtare në ‘Twitter’.
“Martin Terrier ishte viktima më parë e një incidenti të zbehtë; lojtari ynë është më mirë dhe ka rimarrë vetën”, ka shkruar klubi në ‘Twitter’.
Martin Terrier u rrëzua në fushë duke i frikësuar të gjithë për gjendjen e tij shëndetësore. Kjo ndodhi gjatë ndeshjes në Ligue 1 që Lyon po e zhvillon me Toulouse.
Ai është dërguar menjëherë në spital, dhe gjendja e tij tani është më stabile, por nuk ka ndonjë informacion shtesë se përse i ndodhi ajo 22-vjeçarit.
https://tiger.cdnja.co/v/pw/pWv5.mp4?secure=_CW67gZSdjt3M4zZ18N-IA&expires=1580063400