E fundit e gjashtë ndeshjeve të Barcelonës dhe Lyonit erdhi në sezonin fitimtar të klubit spanjoll (2008-2009). Barcelona fitoi 6-3 në total (1-1 në transfertë, 5-2 në shtëpi). Pesë herë fituesit e Champions-it kanë fituar katër prej këtyre gjashtë ndeshjeve, duke barazuar dy të tjerat.
Kjo është ndeshja e parë e Barcelonës me kundërshtarë francezë, që nga përmbysja historike kundër PSG në Champions (2016-2017), në të njëjtin raund. Katalanasit humbën 4-0 në kryeqytetin francez dhe ia dolën të përmbysin gjithçka me triumfin e jashtëzakonshëm 6-1 në “Camp Nou”. Lyon nuk e ka mundur kurrë Barcelonën në garat e UEFA-s. Umtiti u bashkua me Barcelonën nga Lyon në vitin 2016.