I lyen flokët në shtëpi vetë, por i ndodh një reaksion alergjik i tmerrshëm. Samantha Ford është një grua angleze e cila e gjeti veten të ënjtur në fytyrë, në atë pikë sa që nuk arrinte të hapte sytë, e mbuluar me plagë dhe me dhimbje të forta.
Gjithçka pak orë pas lyerjes së flokëve me bojën e flokëve Garnier. Për tre javë me radhë, gruaja pati flluska në fytyrë dhe në veshë, dhe vetëm pas kalimit të afro 20 ditëve, nisi të lehtësohej. “Në javën e fundit të marsit i leva flokët në shtëpi. Pas një ore nisa të ndjeja kruarje të forta, më pas enjteje dhe u mbusha nga plagët”, tregon gruaja.
Ajo tregon se nuk e bëri testin e alergjisë para lyerjes, siç këshillohej në paketim, por thotë se thuajse gjithmonë i kishte lyer flokët në shtëpi pa asnjë problem. Samantha përfundoi në spital, ku vetëm pasi iu nënshtrua një sërë trajtimeve me antibiotik, tashmë është në fazë shërimi. Por sipas mjekëve që e kontrolluan, ajo rrezikoi që të përfundonte në shok alergjik çka mund t’i kushtonte edhe jetën.