Një delegacion i kryesuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën ministrore “Sigurimi i demokracisë përmes arsimimit” në Nikozia – Republika e Qipros. Konferenca, siç kumtoi MASH, është organizuar në kuadër të Presidencës së Qipros me Komitetin e ministrave të Këshillit Evropian.
Ideja e kësaj konference është që ta ngrisë rolin e arsimimit në luftën kundër dhunës, ekstremizmit dhe terrorizmit radikal si dhe të sigurohet sistemi i arsimit si mjet për një shoqëri gjithëpërfshirëse, vlerësimin e diversitetit dhe dialogut. Në këtë konferencë fjalim do të mbajë edhe ministri, Pishtar Lutfiu.