Shkup, 20 shtator – Shtetasi i Maqedonisë, Irfan Lutfiu, i akuzuar për vepër penale “terrorizëm” dhe “organizatë terroriste”, nuk ka pasur të veshur uniformë ushtarake, nuk ka përdorur armë kundrejt forcave policore më 9 maj të vitit 2015, si dhe bisedat telefonike nga celulari i tij i kanë zhvilluar anëtarët tjerë të grupit, shkruan gazeta KOHA. Në këtë mënyrë, avokati mbrojtës Asmir Alispahiç, të mërkurën vazhdoi me fjalën përmbyllëse të cilën e kishte filluar që para dy ditësh, e që ju dedikohej dy klientëve të tij Besnik Ajdini dhe Irfan Lutfiu. Pala mbrojtëse, gjatë prezantimit të analizës së përgatitur për provat e prezantuara në procesin e deritanishëm gjyqësor kundër të akuzuarit Lutfiu, tha se Prokuroria Publike disa herë ka ra në kundërshtim me dëshmitë dhe provat e publikuara kundër klientit të tij. “Pretendimet se Irfan Luftiu gjatë dorëzimit ka qenë i veshur me uniformë ushtarake nuk janë të vërteta. Këtë tezë më së mirë e vërtetojnë xhirimet shtesë të… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)