Manastir, 1 6 tetor – Në Kuvendin e sotëm zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve brendapartiake, Lutfi Ahmedi u zgjodh Kryetar i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Manastir.
Kuvendarët e deleguar, siç njofton BDI-ja, gjithashtu njëzëri zgjodhën edhe kryesinë e degës si dhe këshillin mbikëqyrës të degës.
Punimet e Kuvendit Zgjedhor i ndoqi nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta, ndërsa prezent ishte edhe drejtori i ndërmarrjes Rrugët e Maqedonisë Bekim Memeti dhe shumë qytetarë të qytetit të Kongresit të Alfabetit.