Fermerë dhe grumbullues të qumështit nga i gjithë vendi po protestojnë në hyrje të autostradës Lushnje – Fier në rrethrrotullimin e Savrës. Prej dy ditësh fermerëve nuk u është marrë qumështi, kurse firmat nuk kanë furnizuar as dyqanet e marketet.
Protesta bëhet kundër uljes së kompensimit të TVSH-së për fermerin, nga 20 në 6 %, pasi këto ndryshime ligjore do të shkaktojnë dëmtim të prodhimit vendas duke favorizuar importet, rritur informalitetin, si dhe cënuar sigurinë ushqimore. Për këto arsye, fermerët dhe grumbulluesit e qumështit kërkojnë rimbursim të plotë të TVSH.