Shkup, 10 korrik – Na nevojiten reforma urgjente në gjyqësi dhe përgjegjësi për gjykatësit të cilët kanë gabuar para ligjit, para institucioneve dhe qytetarëve, theksoi kryetari i shoqatës “Lupa e gjelbër”, Vane Cvetanov në debatin e sotëm me temë “Ta kthejmë besimin në gjykatat-drejtësi për të gjithë”.
Ai potencoi se sistemi për konfirmimin e përgjegjësisë së gjykatësve është faktori më i rëndësishëm për sundimin e së drejtës dhe, siç shtoi, e hapin debatin publik para se të fillojnë negociatat me BE-në, ku presin të përfshihet edhe opinioni me qëllim që të përmirësohet sistemi gjyqësor në Maqedoni.
“Propozojmë të hiqet amendamenti 27 nga Kushtetuta e RM-së, i cili, sipas neve është antikushtetues, pasi nga njëra anë Kushtetuta thotë se të gjithë qytetarët janë të njëjtë në këtë shtet para ligjeve, ndërsa nga ana tjetër i bën gjykatësit mbi të tjerët”, tha Cvetanov.
Nga “Lupa e gjelbër” paralajmëruan se do të parashtrojnë iniciativë për ndryshime ligjore në pjesën e përgjegjësisë së gjykatësve, si dhe për ndryshimin e afatit të shkurtë prej tri viteve për konfirmimin e përgjegjësisë së tyre.
Cvetanov thotë se Ligji për Këshill gjyqësor parashikon nëse konfirmohet përgjegjësia e gjykatësit, instanca e shkallës së dytë të jetë Gjykata Supreme.
Nga “Lupa e gjelbër” kërkuan ndihmë nga ekspertët, qytetarët dhe organizatat qytetare për ngritjen e përgjegjësisë penale për presidentin e shtetit për abolim jologjor.
“Ndihmën eksperte e kërkojmë me qëllim që të pengojmë abolim të ri për çka kemi informata se po përgatitet”, tha Cvetanov.
Debati i sotëm publik ishte në kaudër të projektit përfundimtar të CIVIKA “Drejtësi për të gjithë”.