Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, ka bërë thirrje që të mos votohen njerëzit të cilët nuk i garantojnë qytetarët e Kosovës se do t’i plotësojnë dy kushtet për liberalizimin e vizave: Demarkacionin dhe luftimin e krimit të organizuar. Ky llogaritet të jetë një mesazh i qartë për votuesit kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjet e parakohshmë.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për konferencën “Model European Union Kosova 2017” e cila mbahet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e ku merr pjesë edhe raportuesja për Kosovën, Lunacek. Përveç Lunacekut, në konferencën e nesërme do të flasin edhe i pari i PDK-së Kadri Veseli, ministri në largim Arsim Bajrami si dhe ministrja në largim, Mimoza Ahmetaj dhe përfaqësues të tjerë të vendit. Në këtë konferencë gjithashtu o të bëhet votimi për dy draft rezolutat për: Luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.