LUMTURIJE AXHAMI SEJDINI: Një jetë me këngën

Koncerti i mbrëmshëm jubilar i Lumes permblodhi në një vend te gjithë lirikat e truallsise shqiptare nga Shkodra, Ulqini, Cameria dhe Kalabria. Ka kohë që nuk është mbajtur një spektakël i këtij lloji dhe formati. Lumturije Axhami Sejdini shkëlqeu në karierën e saj 45 vjeçare. Shëndet dhe suksese pa fund

Nga Sadik EMROJA

Salla e Pallatit të Kulturës në Kërcovë ishte nikoqir për të pranuar adhuruesit e këngës së bukur shqipe të cilat me një mjeshtri dhe profesionalizëm të vërtetë në 45 vjetorin e saj në skenë i prezentoi këngëtarja e mirënjohur në trevat shqiptare Lumturije Axhami Sejdini. Koncerti i madh jubilar me artisten vyrtuoze e cila ishte mjaft e emocionuar e shoqëruar nga orkestri ”Vëllëzërit Hajdari” impresionoi jo vetëm të pranishmit në sallë por edhe mijëra shikues që patën mundësi ta ndjekin drejtpërsëdrëjti në Televizionin e Maqedonisë – Programi në gjuhën shqipe. Fillimisht moderatori i këtij koncerti jubilar Him Koça prezentoi një biografi të shkurtër rreth kësaj këngëtarje ku ndër të tjera theskoi se; Lumturije Axhami Sejdini, lindi në Han të Elezit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Shkup. Talenti i saj për muzikë u vërejt shumë herët. Që në moshën tetëvjeçare filloi të këndonte në SHKA “Emin Duraku” të Shkupit dhe në “Sharri” të Hanit të Elezit. Shquhej për një zë të ëmbël dhe për sharm skenik. Regjistrimet e saj të para u bënë në Radio-Prishtinë dhe në Radio-Shkup.Në vitin 1981 mori pjesë në Festivalin e këngëve popullore në Itali, në kuadër të shoqërisë “Emin Duraku”, me ç’rast u shpërblye me çmimin “Debutuesja më e suksesshme”.

Advertisements

Kjo nismë do të vazhdojë me suksese të reja në Festivalin e Kaçanikut, Suharekës dhe Gjilanit, ku do të pritet gjithnjë me ovacione dhe me duartrokitje frenetike nga publiku. Nga pjesëmarrjet në festivale vlen të përmendet: “Kosovarja këndon” në vitin 1984, ku e mori çmimin e parë. Po ashtu, festivalet “Vera e Shkupit” dhe “Akordet e Kosovës” e plotësojnë biografinë e saj artistike.Për herë të parë, produksioni muzikor i Radio-Prishtinës startoi me albumin e kësaj këngëtareje “Sokolat e Dibrës”, në vitin 1984.

Albumi i dytë “Premtimi” u editua në vitin 1990, me produksionin “Labia”, që i theu të gjithë parametrat e parashikimeve në tirazhin e tregut muzikor të asaj kohe. Kështu, zëri i Lumturije Axhamit do të jehonte dhe do të mbushte sallat e koncerteve publike anembanë trevave shqiptare. Ajo shquhet si artiste shumë e veçantë e këngës popullore. Në vitin 1990, Televizioni i Shkupit realizon videoklipet e para shqiptare. Albume të tjera të këngëtares Axhami do të sjellin shumë këngë të veçanta. Është e para këngëtare që i është lutur Zotit nëpërmjet gjuhës muzikore, me tekste e muzikë origjinale Bashkëpunimi i saj me artistë nga Shqipëria ishte i hershëm. Vlen të përmendet ai me Bujar Lakon në melodramën Buka me shtatë kore.

Për të shënuar 45 vjetorin e saj në skenë në një koncert magjik solisten e mirënjohur Lumturije Axhami Sejdini e shoqëruan edhe kolegët dhe bashkëpunëtorët: Dervish Dervishi, Naser Lutfiu dhe Albina Kelmendi që me këngët e tyrë të interpretura para kërçovarëve u pritën me ovacione dhe duartrokitje frenetike.Të pranishëm në këtë mbrëmjë jubilare të Lumturije Axhami Sejdini ishin edhe kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi dhe kryetari komunës së Kërçovës Fatmir Dehari. Interpretimi dinjitoz i këngëve te bukura shqipe nga krahinat mbrëshqiptare u mirëprit nga të pranishmit të cilët për një kohë të gjatë do ta kenë në kujtesën e tyre. Koncerti i mbrëmshëm jubilar i Lumes permblodhi në një vend te gjithë lirikat e truallsise shqiptare nga Shkodra, Ulqini, Cameria dhe Kalabria. Ka kohë që nuk është mbajtur një spektakël i këtij lloji dhe formati. Lumturije Axhami Sejdini shkëlqeu në karierën e saj 45 vjeçare. Shëndet dhe suksese pa fund. (koha.mk)