Një këngëtare që muzikën e ka vetëm hobi dhe e bën për qejf dhe për publikun, sjellë projekte kohë pas kohe ndërsa jeton në Belgjikë. Lumnije Menxhiqi Shehu vjen në një rrëfim për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon mbi jetën e saj, është bë nënë e re dhe ka tre fëmijë të mrekullueshëm, por tregon se problemin e vetëm e ka me paratë. Si fillon e si mbaron një 24 orësh i saj…
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Si është një ditë e zakonshme për ju?
Një ditë e imja fillon herët me kafen e mëngjesit, duke vazhduar pastaj me obligimet e mia të përditshme familjare që më presin gjatë ditës.
KOHA: Pushime verore apo dimërore, det apo mal?
Pushimet verore në det dhe në mal.
KOHA: Kush është për ty gëzimi më i madh?
Lumturia dhe sukseset e fëmijëve të mi.
KOHA: Këshilla më e mirë që ke marrë ndonjëherë?
Këshillën më të mirë që kam marrë ndonjëherë është nga të afërmit e mi: “Mos u dorëzo kurrë, mos heqë dorë nga synimi, ëndrrat”.
KOHA: Libri i preferuar?
Danielle Steel – “Marrëzia e Fatit”
KOHA: Cilat janë cilësitë më të mira për të qenë i suksesshëm?
Puna dhe përkushtimi i vazhdueshëm është çelësi i suksesit.
KOHA: Rryma muzikore e preferuar?
Pop baladë.
KOHA: Kënga më e dashur e repertorit tuaj?
Kjo e fundit pak më shumë nga të tjerat, sepse kësaj radhe përveç muzikës jam edhe autore e tekstit.
KOHA: Kush është personi më kritik ndaj jush?
Vetja ime.
KOHA: Cila është gjëja që pëlqeni/nuk pëlqeni në punën tuaj si artist?
Gjeja që nuk më pëlqen në punën artistike është: se gjithmonë varesh nga bashkëpunimi me artist të tjerë në realizimin e këngës dhe klipit. Kjo e bënë që ndonjë herë punët të ecin më ngadalë apo thjeshtë edhe zhgënjehem kur pritshmëria është e madhe, dhe si pasojë realizimi i projektit nuk del gjithmonë ashtu siç është konceptuar dhe paraparë në kokën time.
KOHA: Momenti më i këndshëm që keni përjetuar gjatë karrierës?
Festivalet e dikurshme të cilat janë mbajtur në Kosovë për mua do të ngelen momentet më të këndshme.
KOHA: Sporti i preferuar?
Vrapim i lehtë, anglisht i thonë ‘jogging’, nëse mund ta quajmë ‘sport’, në parkun / malin afër shtëpisë sime).
KOHA: Motoja e jetës?
“Bëhu vetvetja”!
KOHA: Inspirimi dhe influenca më e madhe e juaja?
Inspirohem nga një film, nga një përvojë e kaluar e imja apo e dikujt tjetër, këto janë burim frymëzimi për mua.
KOHA: Fotoja e fundit e shkrepur në telefonin tuaj?
Mbesa ime Ira Melody.
KOHA: Gënjeshtra e fundit që keni
Jam dhe njihem nga të tjerët si një person shumë i drejtpërdrejtë, kështu që nuk lodhem aspak me u marr me gënjeshtra.
KOHA: Dobësia dhe pika e fortë
Dobësia: Nisem nga vetja ime e besoj shumë, dhe jap shumë hapësirë…Pika e fortë: tip luftarake që nuk heq dorë lehtë.
KOHA: Nëse do të ishe për një javë në një moshe të caktuar, cilën do të zgjidhje?
Secila moshë e ka bukurinë e vet, me të mirat e vështirësitë e saja, andaj nuk kam ndonjë përzgjedhje në këtë rast.
KOHA: Plani më i afërt në karrierë?
Për herë te parë si kantautore kam publikuar këngën më të re “Vetëm ty” e shoqëruar edhe me videoklip. Pas kësaj së shpejti do të vij edhe me një projekt tjetër muzikor. Kam shumë e shumë plane të tjera të cilat shpresoj që t’i realizoj në mënyrën më të mirë të mundshme!!!
KOHA: Ku i kaluat pushimet?
Kësaj here për pushime isha me familje në Kosovën tonë të bukur dhe në bregdetin kroat. Për vitin tjetër, bashkëshorti i im Iliri, vajza Rina dhe i biri Rroni, ende nuk e kemi biseduar. Kemi mjaft kohë që të konsultohemi dhe të vendosim.