Khalidou Koulibaly mund të shndërrohet shpejt në mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë së futbollit. Senegalezi luan prej disa sezonesh në nivele të larta te Napoli dhe kërkohet nga klubet më të mëdha europiane.
Megjithatë më seriozisht prej të gjithave, e ka Manchester United, që është gati t’i ofrojë Napolit plot 130 milionë euro për të siguruar kartonin e Koulibaly.
Natyrisht që kjo shifër tundon bosin napolitan, që me 130 milionë euro mund të rikthehet fuqishëm në merkato, për të plotësuar dëshirat e Ancelottit.