Pavarësisht deklaratave se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë thirrje që krahas protestave të përgatiten edhe për zgjedhje të parakohshme, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
Në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu, me ish-grupin parlamentar dhe kryesinë e PD-së, Basha u bëri thirrje që të ketë një organizim sa më të mirë për protesta masive.
Por burime për Top Channel konfirmojnë se Lulzim Basha u ka kërkuar atyre që të jenë të përgatitur edhe për zgjedhje të parakohshme krahas organizimit të protestave.