Tiranë, 19 mars – Prokuroria Publike në Tiranë i ftoi për bisedë liderin e partisë më të madhe opozitare të Shqipërisë, Partia Demokratike (PD), Lulzim Basha dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të partisë Arben Ristani, lidhur me marrëveshjet për lobimin e partisë në SHBA gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare në Shqipëri, përcjellë gazeta KOHA.
Siç njofton korrespondentja e MIA-s, Basha dhe Ristani në Prokurori duhet të paraqiten të enjten që të njoftohen me shkrimin e marrë nga SHBA-ja rreth kësaj marrëveshje.
Prokuroria e Shqipërisë, hetimin e filloi pas shkrimeve të magazinës amerikane “Madhër Xhons” për mjetet të cilat PD-ja i ka paguar për lobim në SHBA, para zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017.
Sipas burimeve në Prokurori, bëhet fjalë për katër marrëveshje të dyshuara për të cilat janë paguar rreth 700.000 dollarë, të cilat kanë arritur nga kompania “Binijata Trejd”, pronësi e dy shtetasve rusë. paratë gjoja janë paguar në llogari të kompanisë “Muzin”, e cila ka organizuar takime të Bashës me përfaqësues të Administratës në Uashington dhe me funksionarë të lartë amerikanë.
Siç konfirmoi kompania “Muzin”, ajo ka marrë tre pagesa në vlerë prej 675.000 dollarë për lobim në interes të PD-së, me ç’rast dërgesa e parë në vlerë prej 150.000 dollarëve është nga 24 marsi i vitit 2014 që e ka paguar kompania “Binijata Trejd”, ndërsa dy pagesat tjera janë nga vetë partia – njëra më 27 mars në vlerë prej 25.000 dollarëve dhe e dyta më 9 qershor prej 500.000 dollarëve.
Partia Demokratike nga ana e saj, përgënjeshtron se bëhet fjalë për pastrim parash dhe se ka marrë mjete të tilla, Madje edhe vetë Basha në nëntor të vitit 2017 vetë ka kërkuar nga Prokuroria të zbatohet hetim për rastin. (koha.mk)