Koalicioni Aleanca për Shqiptarët në përbërje të RDK-së dhe UNITETI, për bartëse të listës për këshillin e komunës së Gostivarit, për herë të parë do të jetë një femër, Luljeta Aziri, e cila me aklamacion u pranua nga organet më të larta të dy subjekteve respektive.
Luljeta Aziri është pedagoge e jashtëzakonshme që ka nxjerr gjenerata të tërë të nxënësve në Gostivar, e edukuar me një klasë të lartë nga prindi dhe mësuesi Xhafer Gashi, dhe ka nda jetën si bashkëshorte me kontributin më të madh të sektorit civil në Gostivar dhe më gjerë, Lulzim Aziri, thuhet në kumtesë.
Profesoresha Luljeta Aziri do të udhëheq një listë të këshilltarëve që dominojnë gjenerata e re, dhe në këtë mënyrë do të japin një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e jetës së qytetarëve në komunën e Gostivarit, me qëllim që rinia mos të na largohet nga vatrat shekullore. Në vijim ju paraqesim një pjesë të kësaj gjenerate që do ta shoqërojnë profesoreshën e nderuar Luljeta Aziri.