Aktivistja e Partisë Demokratike të SHBA, Shekar Narasimhan thotë se kandidimi i saj do të ishte “sizmik” për komunitetin Indiano-Amerikan. “Ajo është një grua, që do të ndihmojë në fitimin e zgjedhjeve për Biden, ajo apelon në komunitete të ndryshme dhe është vërtet e zgjuar”. “Pse Indiano-Amerikanët nuk duhet të jenë krenarë për të? Ashtë një sinjal se ne jemi pjesë e SHBA”
Senatorja amerikane Kamala Harris – e zgjedhur nga Joe Biden si kandidate i tij për nënpresident i Partisë Demokratike – njihet si një nga politikanet më të shquar me ngjyrë të SHBA. Megjithatë ajo ka rrënjë indiane. “Emri im i shqiptohet comma-la “, si presja, shenja e pikësimit”, shkruan Kamala Harris në autobiografinë e saj të vitin 2018: “Të vërtetat që mbajmë”. Senatorja nga Kalifornia, bijë e një nëne indiane dhe babait të lindur në Xhamajka, shpjegon më pas kuptimin e emrit të saj indian. “Do të thotë ‘lulja e zambakut’, e cila është një simbol i rëndësisë në kulturën indiane. Një zambak uji rritet nën ujë, lulet e tij ngrihen mbi sipërfaqe ndërsa rrënjët mbillen fort në fundin e lumit”.
Në fillim të jetës së saj, Kamala dhe motra e saj Maja u rritën në një shtëpi të mbushur me muzikë nga artistë me ngjyrë. Nëna e saj do të këndonte së bashku me ungjillin e hershëm të Aretha Franklin, dhe babai një i dashuruar pas jazzit dha leksione ekonomie në Universitetin e Stanford. Ai luante së bashku Thelonius Monk dhe John Coltrane në një album të përbashkët. Shyamala Gopalan dhe Donald Harris u ndanë kur Harris ishte pesë vjeç. E rritur kryesisht nga nëna e saj, Hindu, një mjeke, kërkimore e sëmundjes së kancerit dhe një aktiviste për të drejtat civile, Kamala, Maya dhe Shyamala njiheshin si “Shyamala dhe vajzat”.
Nëna e saj sigurohej që dy vajzat e saj të ishin të vetëdijshme për prejardhjen e tyre. “Nëna ime e kuptoi shumë mirë që ajo po rrit dy vajza me ngjyrë. Ajo e dinte që atdheu i saj i birësuar do të shihte Majen dhe mua si vajza me ngjyrë, ndaj ishte e vendosur të sigurohej që ne të rriteshim të vetëdijshme për identitetin tonë”, shkroi ajo. “Harris u rrit duke përqafuar kulturën e saj indiane, por duke jetuar një jetë me krenari afrikano-amerikane”, shkroi Washington Post vitin e kaluar. Kur kandidoi për një vend senati në vitin 2015, revista The Economist e përshkroi atë si “bija e një studiuese indiane të kancerit dhe një profesori të ekonomisë me origjinë xhamajkane”.
Ajo është gruaja e parë, e para aziatike dhe afrikano-amerikane që mori postin a e Prokurorit të Përgjithshëm të Kalifornisë. Senatorja 55-vjeçare thotë se rrënjët e saj nuk e kanë penguar aspak që të jetë e sigurt për identitetin e saj dhe e përshkruan veten thjesht si “një Amerikane”. Në një video me komedianen dhe aktoren indiane-amerikane, Mindy Kaling, të postuar në faqen e senatorit në Youtube gjatë kandidimit presidencial të zonjës Harris, të dy gatuajnë ushqim dhe bisedojnë për prejardhjen e tyre të përbashkët. Kaling thotë se ndërsa jo të gjithë e dinë për atë gjysmën e trashëgimisë së zonjës Harris, indiane. “Ky është argumenti për të cilën jemi shumë të ngazëllyer, për t’ju bërë kandidatë për president”, thotë Kaling.
Kaling e pyet zonjën Harris nëse ajo ishte rritur duke ngrënë ushqim indian të jugut. Zonja Harris rishikon emrat e pjatave indiane të bëra në shtëpi: “Shumë oriz dhe kos, kerri patate…”. Ajo gjithashtu thotë se kur vizitoi shtëpinë e origjinës së nënës së saj në Indi, gjyshi i saj do të kërkonte bukë franceze – të bërë me vezë – kur gjyshja e saj ishte vegjetariane (në Indi, vezët konsiderohen jo-vegjetariane). Në librin e saj, ajo shkruan për bërjen e biryardit indian – dhe spageti Bolognese – në shtëpi. Kur zonja Harris u martua me Douglas Emhoff, një avokat, në vitin 2014, “duke ruajtur trashëgiminë tonë indiane dhe hebraike”, ajo vendosi një kurorë lulesh rreth qafës së burrit të saj të ri dhe ai shkeli një gotë.
Imazhi publik i zonjës Harris ka qenë më i lidhur me identitetin e saj si një politikan afrikano-amerikane, veçanërisht kohët e fundit gjatë temës mbi lëvizjen Black Lives Matter në SHBA. Por indiano-amerikanët gjithashtu e shohin atë si një prej tyre, kandidatura e saj sugjeron një njohje më të gjerë të mundshme të komuniteteve indiane dhe të Azisë Jugore në vend. Është e qartë se nëna e saj e ndjerë ishte një frymëzim i madh për zonjën Harris. Gopalan lindi në qytetin jugor të Indisë, Chennai, më i madhja e 4 fëmijëve. Ajo u diplomua në Universitetin e Delhit në moshën 19 vjeç, dhe aplikoi në një program të diplomuar në Berkeley, “një universitet që nuk e kishte parë kurrë, në një vend që e kishte vizituar kurrë”.
Ajo u largua nga India në 1958 për të ndjekur një doktoraturë në ushqim dhe endokrinologji, dhe më vonë u bë studiuese për kancerin e gjirit. Është e vështirë për mua të imagjinoj se sa e vështirë duhet të kishte qenë për prindërit e nënës sime për të lejuar largimin e vajzës. Zonja Harris shkruan tha nëna e saj pritej të kthehej në shtëpi pasi të mbaronte shkollimin dhe të martohej me mblesëri. “Por fati kishte plane të tjera”. Ajo takoi babanë e Kamala Harris dhe u dashurua në Berkeley ndërsa ishte pjesëmarrëse në lëvizjen e të drejtave civile. “Martesa e saj – dhe vendimi i saj për të qëndruar në SHBA – ishin aktet përfundimtare të vetëvendosjes dhe dashurisë”, shkruan zonja Harris.
Gopalan mori gradën e doktoratës në moshën 25 vjeç në 1964, në të njëjtin vit lindi zonja Harris. Ajo shkruan që nëna e saj vazhdonte të punonte deri në momentin e lindjes së të dyja vajzave të saj – “i kanë plasur ujrat kur ajo ishte në laborator; dhe në rastin e motrës ndërsa po bënte strudel mollë”. Në Indi, Gopalan ishte rritur në një familje me “aktivizëm politik dhe udhëheqje qytetare”. Gjyshja e saj kurrë nuk ndoqi shkollën e mesme, por ishte një organizatore e komunitetit dhe merrej me viktimat e dhunës në familje, duke i edukuar gratë për kontracepsionin. Gjyshi i saj, PV Gopalan, ishte një diplomat i lartë në qeverinë indiane që jetoi në Zambia pasi vendi fitoi pavarësinë. Në librin e saj, ajo nuk thotë shumë për udhëtimet e saj në Indi. Por, ajo shkruan se është afër vëllait të nënës së saj dhe dy motrave, me të cilat ka mbajtur kontakte telefonit dhe letrave. Nëna e zonjës Harris vdiq në vitin 2009, në moshën 70 vjeç.
Aktivistja e Partisë Demokratike të SHBA, Shekar Narasimhan thotë se kandidimi i saj do të ishte “sizmik” për komunitetin Indiano-Amerikan. “Ajo është një grua, që do të ndihmojë në fitimin e zgjedhjeve për Biden, ajo apelon në komunitete të ndryshme dhe është vërtet e zgjuar”. “Pse Indiano-Amerikanët nuk duhet të jenë krenarë për të? Ashtë një sinjal se ne jemi pjesë e SHBA”.