Luleshtrydhet e pyllit janë frutat e para të pyllit dhe nuk kanë asnjë lidhje me luleshtrydhet kokërrmëdha të kultivuara. Luleshtrydhet e pyllit janë të vogla dhe me shumë shije. Ato nuk kanë nevojë as për pleh, as për pesticide për t’u pjekur. Vetitë e tyre terapeutike janë shumë të mëdha. Luleshtrydhet janë shumë të pasura me acidin salicilik (përbërës aktiv i aspirinës) dhe për këtë arsye quhen ndryshe aspirina e të varfërve. Çaji me luleshtrydhe rekomandohet kundër diarresë.