Tre rajone në Evropë kanë regjistruar një Produkt të Brendshëm Bruto për kokë banori dy herë më të lartë se mesatarja e BE-së, të barabartë me 28.900 euro. Sipas raportit të Zyrës së statistikave në Bashkimin Evropian – EUROSTAT, rajoni me PBB-në më të lartë për kokë banori është Grand Ducato në Luksemburg me 89.900 euro, Hamburgu në Gjermani me 61.700 euro dhe Brukseli në Belgjikë me 63.300 euro.
Të dhënat janë të vitit 2017 dhe shprehen sipas fuqisë së blerjes për kokë banori. Po sipas këtyre të dhënave, në vitin 2017 ishin 20 rajone me PBB-në rreth 50% më të lartë se mesatarja e BE-së. Pesë prej tyre ishin në Gjermani, katër në Mbretërinë e Bashkuar, në Holandë, një në Austri e nga një në Belgjikë, Republikën Çeke, Danimarkë, Francë, Sllovaki, Zvicër, sikundër edhe në Luksemburg.
Ndërsa sa u përket rajoneve më të varfra: në Bullgari 29% janë nën mesatare, rajonet e tjera janë: Mayotte në Francë me 32%, Severen e Yuzhen në Bullgari – të dyja me 33%, dhe verilindja e Rumanisë me 34%.Nga 19 rajonet me PBB-në për kokë banori më të ulët se 50% e mesatares së BE-së, pesë ndodhen në Bullgari, katër në Hungari e në Poloni, tri në Rumani, dy në Greqi dhe një në Francë.