Minsk, 28 shtator – Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, vlerësoi se homologu i tij francez, Emanuel Makron, është një politikan i papjekur.
Makron deklaroi se është e qartë që presidenti i Bjellorusisë duhet të japë dorëheqje dhe të tërhiqet për shkak të demonstratave në Bjellorusi pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve muajin e kaluar.
“Sipas logjikës së Makronit, ai duhet të kishte dhënë dorëheqje dy vjet më parë kur jelekët e verdhë dolën në rrugët e Parisit. Vitet po kalojnë, demonstratat po vazhdojnë, ndërsa ai është ende president”, qëndron në kumtesën e kabinetit të Lukashenkos.
Ai, gjithashtu, tha se Makron duhet të merret më shumë me punët e brendshme të Francës.
“Si një politikan me përvojë, e këshilloj Makronin e papjekur të shikojë më pak përreth dhe të merret më shumë me situatën në Francë. Do të ishte më mirë që ai të fillojë zgjidhjen e problemeve në Francë”, tha Lukashenko.