Thomas Strakosha nuk ia doli as dje të ruante portën e paprekur përballë Kaljarit, pasi në fundin e ndeshjes, pësoi gol nga një penallti që iu dha skuadrës kundërshtare. Sa i përket atij episodi, në rrjetet sociale filloi të qarkullonte një foto ku Lukas Leiva mundohej t’i tregonte portierit shqiptar nga cili krah të hidhej në gjuajtjen e Zhoao Pedros.
Strakosha u hodh andej nga ishte drejtimi i krahut të Leiva, por topi u godit në anën tjetër dhe fotoja në fjalë ka bërë sot xhiron e rrjeteve sociale në Itali. Por vetë ish-futbollisti i Liverpulit, e ka postuar vetë në Instagram, duke u shfajësuar.
“Nuk më kuptove. Nuk duhej të shkojë nga ajo anë. Më fal vëlla”, ishte batuta e tij për portierin shqiptar i cili për të 12 ndeshje radhazi nuk arriti të ruante portën e paprekur.