Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur në prag të miqësores së parë në International Champions Cup 2019, kundër Manchester United, pikërisht klubit që ka sulmuesin e kërkuar nga Conte, Romelu Lukakun.
LUKAKU – “E njoh mirë, por është i Manchester United dhe është e kotë të flasim për të. E dini që më pëlqen dhe do na ndihmonte shumë”.
MANCHESTER UNITED – “Nuk është një miqësore e thjeshtë, sepse është një ndeshje e rëndësishme për të dyja palët, ku do të shohim në çfarë pikë janë lojtarët.
PERISIC – “Perisic ka karakteristika specike dhe dua të kuptoj nëse mund të luajë në pozicionin që kam në mendje për të.
ICARDI – “Icardi? Situata është e qartë, klubi është treguar i qartë. Nuk është pjesë e projektit Inter dhe kjo na krijon probleme, sepse jemi pa sulmues.
NAINGGOLAN – “Edhe ai nuk bën pjesë në planet tona.
MERKATO – “Është e vështirë të parashikosh merkaton. Me klubin kemi të njëjtin vizion, kam besim, edhe pse prisja të ishim më përpara sesa jemi tani me merkaton”.