Romelu Lukaku dëshiron të jetë tërësisht i përqendruar te Interi, skuadër të cilës iu bashkua verën e kaluar dhe që deri tani ka arritur të shënojë 10 gola në 16 javë të kampionatit italian.
Sipas mediave belge, sulmuesi ka marrë me qira dy apartamente shumë pranë njëri-tjetrit në një bllok rezidencial në qendër të Milanos, për të marrë me vete edhe mamanë e djalin e tij të vogël.
Në një rin prej apartamenteve jeton vetë sulmuesi belg, ndërsa në tjetrin, që është në të njëjtin pallat, jeton mamaja e Lukakut dhe djali i tij që erdhi në jetë dhjetorin e kaluar, ndërsa kjo shihet si një zgjidhje që numri 9 zikaltër të mos ketë nevojë të udhëtojë shumë për të takuar të birin.
Djali i Lukakut quhet Romeo dhe erdhi në jetë nga ish e dashura e sulmuesit, Sarah Mens, dhjetorin e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tani çifti janë ndarë dhe foshnja rritet nga mamaja e belgut.