Romelu Lukaku do të jetë blerja më e shtrenjtë e historisë së Inter-it. Sipas portalit “Open”, i krijuar nga gazetari i mirënjohur italian Enrico Mentana, belgu do të transferohet te zikaltrit për 83 milionë euro që do të paguhen në dy vite, duke përfshirë edhe bonuset. Kjo ka qenë oferta që ka larguar dyshimet e fundit të “Djajve të Kuq”. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 8 milionë euro në vit.