Lukaku bëhet gati për Serinë A, zbulon skuadrën e preferuar

Sulmuesi belg Romelu Lukaku ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit. Nga kombëtarja, ku dhe ndodhet i grumbulluar për turneun e Nations League (Liga e Kombeve), sulmuesi i Manchester United ka deklaruar se nuk do të refuzonte në të ardhmen një transferim në Serinë A. Madje sulmuesi 25-vjeçar ka shtuar se skuadra ku do t’i pëlqente të luante është Juventusi.

“Një e ardhme në Serinë A? Sigurisht që po, nuk hedh poshtë asnjë mundësi. Më pëlqen shumë skuadra e Juves, një  ekip i jashtëzakonshëm, mes 4-5 klubeve më të mëdha në botë. Kanë një projekt të madh, një trajner dhe lojtarë të shkëlqyer. Kanë një sulm të jashtëzakonshëm me Ronaldo, Dybala e Mandzukic dhe të luaja me ta do të ishte një privilegj”, tha Lukaku.