Romelu Lukaku është rrëfyer për median holandeze 433 në një lidhje direkte në Instagram.
“Ndihem mirë, po punojmë me të vërtetë shumë. Vitin e kaluar ka patur shumë ulje dhe ngritje, por skuadra ka shumë lojtarë të rinj dhe mendoj se kemi bërë një hap më përpara. Mungojnë shumë ndeshje dhe kemi shumë uri për të arritur rezultatet”, ka thënë belgu.
– A e prisje të ishit kaq lart në këtë fazë të sezonit?
“Jo. Mendoj se kampionati italian është me të vërtetë i komplikuar, duhet të përgatitesh mirë për çdo ndeshje dhe vihesh gjithmonë në provë. Çdo ndeshje është një test i ndryshëm, më ndihmon të jem një futbollist më i mirë, por duhet impenjim. Mendoj se portieri dhe mbrojtësi po bëjnë një punë të mirë. Nëse nuk pësojmë mbrapa, do ta shënojmë golin herët ose vonë përpara”.
– Edhe pse Conte ju mban gjithmonë nën presion.
“Conte na thotë gjithmonë se sulmuesi është mbrojtësi i parë, kështu që unë, Lautaro, Alexis dhe Pinamonti kërkojmë gjithmonë të bllokojmë mbrojtjen kundërshtare”.
– Çfarë mendon për logon e re?
“Është një version modern, është pjesë e modernizimit të Inter-it. Pres me padurim të vesh fanellën e sezonit të ardhshëm”.
– Partneri yt në krim?
“Lautaro Martinez”.
– Një legjendë e klubit?
“Javier Zanetti”.
– Një nga mbrojtësi e krahut më të mirë të të gjitha kohërave?
“Roberto Carlos”.
– Sa gjuhë flet?
“Besoj se kam arritur në shtatë tani. Spanjisht, italisht, portugalisht, frëngjisht, gjuhën flamande, lingala (gjuhë e Republikës Demokratike të Kongos) dhe anglisht”.