Mediat angleze janë pothuajse te sigurta: David Luiz, në fund të sezonit, kur i skadon kontrata, do të largohet nga Chelsea. Mbrojtësi brazilian, sipas mediave, nuk e ka pranuar ofertën e rinovimit të ofruar nga blutë e Londrës, duke e konsideruar atë tepër të ulët krahasuar me pretendimet që ai ka. 31-vjeçari u kthye te Chelsea në vitin 2016, pasi mbylli aventurën te francezët e Paris Saint-Germain, ku ishte transferuar në 2014-ën pikërisht duke lënë Chelsean. Për momentin nuk ka asnjë tregues për të ardhmen e mbrojtësit, por skuadrat pretendente për të marrë shërbimet e tij asnjëherë nuk kanë munguar.