Mbrojtësi brazilian ka rënë në një situatë të disfavorshme në “Stamford Bridge”, pas një ftohjeje me trajnerin Antonio Konte, me marrëdhënien e tyre ende jo e shëruar plotësisht. Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, po kërkon përforcime në mbrojtjen e tij në merkaton e janarit dhe “Express Sport” kupton që David Luiz, 30 vjeç, është vënë në krye të listës së kandidatëve të ardhshëm.
Luiz është, gjithashtu, një objektiv për trajnerin e Mançester Junajtedit, Hoze Murinjo, por një mori klubesh të tjera kanë qenë të lidhura me brazilianin ndërkombëtar, përfshirë Juventusin dhe Real Madridin. Ajo që apelon tek Venger është se Luiz mund të luajë si një mesfushor, apo mesfushor mbrojtës, ka përvojë të gjerë në Premier Ligë dhe Çampions, ndaj mund të integrohet shpejt dhe mirë në ekipin e tij. Luiz ka pasur takime me Konten për të provuar dhe zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, që kur u dërgua në tribunë pas humbjes së Ligës së Kampionëve 3-0 në Romë.
Trajneri i Çellsi ka thënë se dëshiron që braziliani të kthehet në skuadrën e tij, por Luiz ka kërkuar aktivizim të rregullt në ekipin e parë. Megjithatë, vendi i Luizit te Çellsi tani duket se është marrë nga mbrojtësi i talentuar i ri danez, Andreas Kristensen, të cilit drejtuesit e klubit po planifikojnë t’i dorëzojnë një kontratë të përmirësuar në vitin e ri. Kur u pyet për të ardhmen e Luiz në klub, Konte tha javën e kaluar. “Nuk e di. Andreas Kristensen është e tashmja dhe e ardhmja për Çellsin”.