Luis Figo do të bëhet këshilltar dhe ambasador i UEFA-s. Këtë e ka lajmëruar vetë Unioni Evropian i Futbollit gjatë së mërkurës. 44-vjeçari portugez pritet të vërë në dispozicion njohuritë dhe eksperiencën e tij. Temat e tij të ardhshme do të kenë të bëjnë me aspektet teknike, pyetje rreth rregullores dhe të tërheqë sa më shumë shikues drejt lojës së bukur të futbollit.
Përveç kësaj, ai do të jetë një figurë kryesore e programit të ambasadorit të UEFA-s. Figo ka bërë 127 ndeshje me përfaqësuesen e tij të Portugalisë dhe ka fituar Champions League me Real Madrid në vitin 2002. Në vitin 2000 ai ka fituar çmimin personal Ballon d’Or, si futbollisti më i mirë në botë.