Menaxheri i Spanjës, Robert Moreno do të “heqë dorë” nëse Luis Enrique ndonjëherë dëshiron të kthehet në punë, raporton BBC Sport, përcjellë gazeta KOHA. Enrique dha dorëheqje në qershor për arsye personale dhe javën e kaluar njoftoi se vajza nëntëvjeçare, Xana, ka vdekur nga kanceri në eshtra.
“Nëse Luis dëshiron të kthehet një ditë, unë do të isha i kënaqur të tërhiqja mënjanë dhe të punojë me të”, tha Moreno.
“Unë e konsideroj Luisin një mik dhe miqësia vjen para çdo gjëje”, shtoi më tutje trajneri aktual i kombëtares spanjolle.
Moreno zëvendësoi Enriquen në baza të përkohshme për tre ndeshjet e fundit të Spanjës dhe më vonë u emërua pasardhës i përhershëm.