Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Presidencës Rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila u mbajt në Shtëpinë e Evropës në Tiranë, tha se këto muaj janë shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.
“Muajt në vijim janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë që ta tregojë veten shumë të përgatitur. Për Shqipërinë kjo do të jetë një periudhë kyçe. BE do të bëjë vlerësimin e tyre edhe gjatë këtyre kohëve.Ajo që shtetet anëtare presin nga Shqipëria u tha qartë Qershorin e kaluar. Të konsolidojë progresin në përparësitë kyçe dhe veçanërisht të japë rezultate të prekshme dhe konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Gjithashtu, Soreca vlerësoi dhe operacionet që janë zhvilluar muajt e fundit, si dhe progresin e bërë me Reformën në Drejtësi, raporton TvKlan, transmeton Klan Kosova.
“Ka pasur operacione shumë inkurajuese të zbatimit të ligjit gjatë muajve të fundit,dhe ne e kemi pritur me kënaqësi të cilat jo vetëm që duhet të vazhdojnë por edhe të ndiqen nga një historik i vazhdueshëm ndjekjesh penale dhe dënime përfundimtare. Po ashtu kohët e fundit kemi parë progres shumë të rëndësishëm lidhur me Reformën në Drejtësi, me krijimin historik të institucioneve të reja, kjo shtron udhën për emërimin e gjyqtarëve në gjykatën e lartë si dhe për ngritjen e SPAK dhe BKH”.