Mungesa e Armando Sadikut për dëmtim nuk është ndjerë në takimin e sotëm mes Luganos dhe Luzernës në fushën e kësaj të fundit. Ekipi i drejtuar nga Paolo Tramexani fitoi 2-0 me golat e Mizraçi dhe Karlinjos, ndërsa Alioski dha asist në të dy rastet.
Fitorja 2-0 duket se ka kthyer edhe paqen mes Tramexanit dhe presidentit Renxeti, pas thumbimeve në distancë të javëve të fundit. “Nuk kam pasur asnjëherë frikë të humb vendin e punës, kam qenë gjithmonë i qetë në këto dy javë. Pas ndeshjes ndaj Jang Bojz folëm dhe u qartësuam. Secili tregoi idetë e tij dhe është e drejtë që palët të përballen”, tha Tramexani pas takimit të sotëm.
Një nga ndryshimet e mëdha të Tramexanit ishte kthimi i Sabatinit në formacion, pasi kapiteni ishte ulur në pankinë në ndeshjen e kaluar sepse kishte dalë kundër vendimit të trajnerit për të shkuar në fabrikë pas humbjes. Ai ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushën e lojës sot, duke ndihmuar ekipin që tani të jetë vetëm 6 pikë larg vendit të katërt që siguron praninë në Ligën e Europës.
Lugano fiton edhe pa Sadikun, Alioski asistues
Leave a comment