Ndërsa përqindja e amerikanëve që pinë duhan ka rënë nën 14 për qind, dhe gjigandi i duhanit Philip Morris ka deklaruar se po përpiqet të “mundësojë një botë pa tym”, priremi të mendojmë se debati i shëndetit publik mbi duhanpirjen, cigaret dhe nikotinën ka mbaruar. Por, jo. Në vend të kësaj, beteja kryesisht është zhvendosur në një debat të ri mbi ndalimin vs zbutjen: Duhet të ndalohet pirja e duhanit, avullimi etj? Apo duhet qeveritë t’i trajtojnë produktet që ulin rreziqet e shëndetësore ndryshe nga sa trajtojnë cigaret tradicionale?
Ekspertë ndërkombëtarë në shkencat shëndetësore, ligjore dhe epidemiologji u pyetën se si duhet administrata e re amerikane të trajtojë politikat e reduktimit të dëmit të duhanit dhe rregullimin e produkteve pa tym. Këtu janë përgjigjet e tyre, përfshirë propozimet se si të zbatohet reduktimi i dëmit të duhanit.
Dr. David Abrams është profesor i shkencave sociale dhe të sjelljes në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të New York-ut. “Në planifikimin për ‘Cancer Moonshot’, administrata e Biden duhet të përqendrohet në parandalimin e kancerit, dhe përfshirja e reduktimit të dëmit për ata që pinë duhan është një fillim i rëndësishëm. Politikat duhet të jetë proporcionale me rrezikun në krahasim me dëmin ku cigaret janë shumë më të rrezikshme dhe më të dëmshme sesa produktet pa tym duke filluar nga Terapia e Zëvendësimit të Nikotinës, Snus dhe produktet me ngrohje pa djegie si IQOS. Nikotina është ajo që e krijon varësinë ndaj duhanit, por tymi është vrasësi”.