Në Rusi është zhvilluar një luftë interesante në sportet luftarake (MMA), shkruan Zeri.info, përcjellë gazeta Koha. Ndoshta lufta më e çuditshme e MMA-s në histori.
Luftëtari i famshëm i MMA, Grigory Chistyakov, u sfidua nga luftëtarja e këtij sporti Darina Mazdyok. Kjo e fundit arriti që ta mposht Chistyakov, i cili peshon 240 kilogramë.
Chistyakov hyri në kafaz me plot vetëbesim. Në fillim, ai u përpoq të shtypte kundërshtaren, por ajo arriti t’i rezistonte sulmit.
Në vazhdim të luftës, ajo i dha atij disa goditje shkatërruese dhe pesha prej 240 kilogramësh u shemb në dysheme. Darina vazhdoi ta godiste atë në kokë, kështu që gjyqtari u detyrua të ndalonte ndeshjen.
Wasn't sure about posting this, but decided I'd be failing you all if I didn't
Darina Madzyuk (139lb) vs. Grigory Chistyakov (529lb)
From a recent event called "OUR BUSINESS" (Наше Дело) in Russia. I don't know what to say. God have mercy on us all. https://t.co/rphOHnmbto pic.twitter.com/kwdNMT61JH
— caposa (@Grabaka_Hitman) November 28, 2020