Luftëtari i arteve marciale qëllohet për vdekje

88

Luftëtari amerikan i Arteve Marciale të Përziera (MMA), Isaiah Chapman është qëlluar për vdekje afër shtëpisë së tij në Akron, Ohio në SHBA, kanë njoftuar mediumet amerikane, transmeton Koha.net, përcjellë gazeta KOHA.

Chapman ka qenë garues në serinë Bellator, që vlerësohet si e dyta më e madhja pas UFC-së për MMA.“Bellatori është i trishtuar nga lajmi për vdekjen e Isaiah Chapmanit. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe shokët e tij në këtë kohë të vështirë”, është thënë në komunikatë të Bellatorit.

Luftëtari tjetër i Bellatorit, Joseph Martin ka hapur një faqe në “gofundme”, për të mbledhur fonde për familjen e Chapmanit.Chapman 30-vjeçar që luftonte në kategorinë bantam, është qëlluar me armë zjarri në orët e vonshme të së martës. Në MMA kishte bilanc prej nëntë fitore e katër humbje.

Comments are closed.