Luftëtarët e ISIS’it janë duke marrë ‘pasaportat e parajsës’, për të inkurajuar anëtarët e këtij grupi për të kryer sulme vetëvrasëse dhe për të mbajtur nën kontroll kapitalin e tyre Raqa. Kopjet e pasaportave u zbuluan nga Forcat e Mbrojtjes siriane dhe fotot e dokumenteve janë postuar në rrjetet sociale, përcjell gazetametro.net.
Ekstremistët besojnë se ata do të shpërblehen me virgjëresha në parajsë nëse ata vdesin duke mbrojtur Shtetin Islamik. ISIS ka shpërndarë pasaporta me shkrimin ‘pasaporta drejt parajsës’. Dokumentet duket të jenë motivuese për luftëtarët e këtij grupi për të kryer sulme dhe për t’u dhënë shpresa se ata do të dërgohen në ‘parajsë’, në qoftëse ata bëjnë sulme vetëvrasëse.
Pasaportat e shtypura që janë me ngjyrë të gjelbër dhe ari, përmbajnë shkrime nga Kurani në gjuhën arabe. Në kopertinën e pasaportës së ISIS’it thuhet ‘Nuk ka porendi tjetër veç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Zotit’, dhe ‘Pasaporta për parajsë’.
ISIS duke u dhënë këto dokumente, është i bindur se luftëtarët do të kenë një udhëtim të garantuar në parajsë, nëse ata bëhen martirë. Megjithatë, pasaportat nuk përmbajnë informacione personale rreth mbajtësit të dokumentit. Në vend të kësaj ata shfaqën fjalë si, Parajsë,
Ferr në gjuhën arabe. ISIS kohët e fundit shpërtheu një bombë në një dyqan akulloresh në Bagdad, duke vrarë kësgty 15 njerëz dhe plagosur 50 të tjerë.